Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një drejtues motoçikletë mbeti i plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet që me pas bëri edhe transportimin për të spital të të plagosurit.
Aksidenti u regjistrua ne superstradën Lezhë-Laç në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës rreth orës 10:00 të ditës së sotme.
I plagosur mbeti një 24 vjeçar nga Barbulloja e Lezhës, i cili po dilte nga një rrugë dytësore për në superstrade kur u godit nga një autoveture, drejtuesi i të cilës beri edhe transportimin e te plagosurit drejt spitalit të Lezhës.
Motoçikleta është marre para disa metra nga autovetura qe vinte ne drejtim te Lezhës, ndërsa policia dyshon se ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga drejtuesi i motoçikletës edhe shpejtësia me të cilin lëvizte autovetura në një zone me kufizim shpejtësie ka qene shkak për këtë aksident.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mjeti-perplas-motocikleten-i-plagosuri-transportohet-ne-spital/