RTV Ora - Zjarri që rrezikon djegien e Monumentit të Kulturës po luftohet me fshesa e pompa shpine

Ora News Lajme 2019-08-07

Views 1

#rtvora
Riaktivizohet sërish zjarri në malin e Gjerë në fshatin Goranxi të bashkisë së Dropullit. Tymi ka mbërritur deri në Gjirokastër, ndërsa për shuarjen e tij deri më tani është punuar me fshesa dhe pompa shpine. Ky zjarr rrezikon edhe një objekt kulti në këtë zonë.

Zjarri që rrezikon Monumente Kulture në Gjirokastër po luftohet me fshesa dhe pompa shpine.

Prej gati tri ditësh nga ndezja e vatrës në malin e Gjerë, sërish forcat zjarrfikëse janë vënë në vështirësi për të luftuar flakët në këtë zonë, tymi i të cilit të mërkurën arriti në qytetin e Gjirokastrës.

Kreu i shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër, Kujtim Bizhga, në një lidhje me skype për RTV Ora tha se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe se po punohet intensivisht për ta lokalizuar dhe shuar plotësisht zjarrin.

Rreth 60 hektarë kullotë janë djegur, ndërkohë që Bizhga thotë se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/riaktivizohet-zjarri-ne-malet-e-dropullit-tymi-zbret-ne-gjirokaster

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form