TIRANË- Një 43-vjeçar me iniciale A.N. (T.) ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 78-vjeçar. Pasi e ka dhunuar, 43-vjeçari e ka kërcënuar të atin edhe me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri "pistoletë" me krehër me 5 fishekë, 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë dhe 15 fishekë luftarakë model 56.
Policia njofton se materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: "Dhuna në familje", "Kanosja", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".