Anti-informaliteti, FNSH-ja liron hapësirat e zaptuara në plazhet e Pogradecit dhe Velipojës

Report TV 2019-08-04

Views 1

Policia e Shtetit vijon aksionin anti-informalitet duke liruar plazhet publike të zaptuara në Velipojë dhe Pogradec. 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec janë proceduar, nga të cilët 11 për fshehje të ardhurave duke mos lëshuar kupon dhe 1 për zënie të hapësirave publike. Pas heqjes së shezlongëve nga policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH-në në dispozicion të pushuesve në Velipojë janë vendosur rreth 3000 m2 plazh pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

Në Velipojë janë proceduar për ?Fshehje të të ardhurave? dhe ?Mospagim të taksave dhe tatimeve? E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F. Ndërsa Gj. F. u procedua pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse. Në Pogradec janë proceduar tre persona; E.M. 31 vjeç, A.M. 46 vjeç dhe SH.R. 22 vjeç, pasi një pjesë të shezlongëve e kishin pa dokumentacion.

Në tre ditët e fundit janë liruar hapësirat publike në Ksamil, Lezhë, Durrës dhe sot në Velipojë dhe Pogradec. Dje u proceduan edhe nisën hetimet për dy drejtorët e Tatimeve në Durrës dhe Lezhë. Policia e shtetit deklaron se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.

Share This Video


Download

  
Report form