Anti-informaliteti/ Lirohen plazhet e zaptuara në Durrës dhe Lezhë, në hetim drejtori i Tatimeve

Report TV 2019-08-03

Views 0

Në kuadër të aksionit anti-informalitet, policia e shtetit vijon lirimin e hapësirave publike në plazhe në Durrës dhe Lezhë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Policia e Shtetit vijon operacionin "Plazh i lirë", për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Policia e Shtetit liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Në Durrës procedohen penalisht 7 shtetas nga të cilët:

-3 shtetas, pronarë të subjekteve tregtare për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Zënia e hapësirave publike",

- 3 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike".

- Si dhe Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës duke monitoruar, kontrolluar dhe goditur informalitetin, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F.Q., A.K. dhe G.D., të gjithë banues në Durrës, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 13, Durrës, në plazhin publik, u konstatua se këta shtetas kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme, si dhe të papajisur me kasë fiskale.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS