RTV Ora - Zhbllokohet Gjykata e Lartë, rinisin ekstradimet

Ora News Lajme 2019-08-03

Views 0

#rtvora

Gjykata e Lartë ka zgjidhur çështjen e ekstradimit të katër personave afatet e të cilëve rrezikoheshin për shkak të mungesës së trupës gjykuese.

Dy gjyqtarë të deleguar dhe anëtari i vetëm i mbetur në Gjykatën e Lartë Ardian Dvorani i kanë hapur rrugë ekstradimit të shtetasve Valentina Dushku, Besnik Leka, Robens Berberi dhe Hajri Seferi.

Trupa gjykuese ka vendosur të rrëzojë rekursin e të pandehurve duke i hapur rrugë ekstradimit të katër shtetasve drejt Italisë.

Pas zgjidhjes së ngërçit të ekstradimeve të cilëve iu skadonte afati, pritet të ndiqet procedura për dorëzimin e të kërkuarve tek autoritetet e huaja.

Pasi morën pjesë në seancën e Gjykatës së Lartë, dy gjyqtarët e caktuar përkohësisht Albana Boksi dhe Sokol Binaj janë kthyer në detyrat e tyre të mëparshme në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Për shkak të bllokimit të çështjes së ekstradimeve në Gjykatën e Lartë Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërhyri duke caktuar dy gjyqtarët Boksi dhe Binaj për të shqyrtuar katër çështjet e ekstradimeve.

Ndërkohë Komisioneri Publik ka apeluar vendimin e Komisionit të pavarur të kualifikimi për lënien në detyrë të prokurores Manjola Kajana, kandidate për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion.

Sipas Komisionerit, hetimi i Komisioni të Pavarur nuk ka qenë i plotë. Prokurorja e krimeve të rënda u konfirmua në detyrë me 19 korrik, pasi rezultoi pa probleme në kriterin e pasurisë, atë të figurës dhe e aftë profesionalisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zhbllokohet-gjykata-e-apelit-te-krimet-e-renda-rinisin-ekstradimet?fbclid=IwAR2XOMq1lfNmzKRGsHN-LTb_I_CHdQDbuRJSLgZOykj6JW6yL8NoI2NTYWM

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form