#tvora #rtvoranews
Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci, të cilët në dhomë këshillimi vendosën të kalojnë çështjen për gjykim. SPAK kërkon pezullimin nga detyra të anëtarit të KPA-së, por pavarësisht pranimit, Gjykata e Lartë nuk i ka pesë gjyqtarë që nevojiten për shqyrtimin e çështjes.
Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për masën e sigurisë ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga trupi gjykues me relator të çështjes gjyqtarin Ilir Panda të cilët vendosën të kalojnë çështjen për gjykim. SPAK e akuzon gjyqtarin Daci se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij si dhe mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna, të vitit 1997.
Një kërkesë e SPAK për pezullim nga detyra u rrëzua nga gjykata e posaçme e apelit, të cilët nuk i konsideruan të dhënat e rreme si vepër penale. Pas këtij vendimi prokurorët e SPAK, pretendojnë në rekursin e bërë përpara Gjykatës së Lartë se Apeli nuk ka marrë parasysh vlerën që pati dokumenti i aplikimit në procesin e përzgjedhjes së Luan Dacit, në kundërshtim me kriteret ligjore.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjykata-e-larte-pranon-rekursin-e-spak-per-luan-dacit-kerkohet-pezullimi-i-gjyqtarit/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv