RTV Ora – Vangjush Dako thirret në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Ora News Lajme 2019-08-02

Views 1

#rtvora
Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako duket se do të paraqitet përsëri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu marrë në pyetje në lidhje me dosjen 339.

Burime nga grupi i hetimit konfirmojnë se ish-zyrtari i pushtetit lokal në Durrës do të marrë një tjetër fletë thirrje. Ndërkohë që ky njoftim i organit të akuzës vjen pak ditë pasi SHBA njoftoi vendosjen e Dakos në listën e personave ?non grata?.

Edhe pse Prokuroria ka nisur sezonin zyrtar të pushimeve në datën 1 gusht, burime të RTV Ora bëjnë me dije se Dako do të thirret për tu pyetur gjatë muajit shtator në lidhje me dosjen 339.

Duket se prokurorët do të kërkojnë shpjegime nga Dako për disa prova të reja të mbledhura muajt e fundit si dhe për episode përgjimesh të reja që janë transkriptuar javët e fundit nga oficerët e policisë gjyqësore.

Kjo është hera e dytë që ish-kryebashkiaku i Durrësit thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë çështje pas marrjes së deklarimeve të tij për pesë orë pasditen e të shtunës së 18 majit të këtij viti.

Paralajmërimi për thirrjen e Dakos në Prokurori në muajin shtator vjen në një kohë kur prokurorja e përgjithshme ka deklaruar se Krimet e Rënda janë drejt përfundimit të hetimeve për këtë dosje. DASH ka deklaruar se disponon dëshmi të forta për përfshirjen e Dakos në akte të rënda korrupsioni.

Gazeta gjermane Bild, ka publikuar pjesë nga dosja 339 ku përfshihen përgjime të bisedave mes ish-kreut të bashkisë Durrës me anëtarë të familjes së Avdylaj të njohur me precedentë penalë ku flitet për zgjedhjet e vitit 2017.

Dosja 339 është hapur nga Prokuroria në vitin 2016 dhe deri tani si pjesë e saj janë dërguar në gjyq dy grupe personash mes të cilëve 12 të akuzuar për trafik droge dhe ish-drejtori i burgjeve Arben Çuko me tre persona për shpërdorim detyre dhe korrupsion gjatë kryerjes së detyrës shtetërore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vangjush-dako-merr-fletethirrje-nga-gjykata-e-krimeve-te-renda
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form