Report TV - Ekskluzive Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Report TV 2018-05-15

Views 0

TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. E ndërsa mediat e prisnin që të dilte nga banesa, ai në orën 10:55 minuta ka mbërritur në gjykatë duke u futur nga dera e pasme. Tahiri mbërriti në gjykatë në një makinë policie, ndërsa u shoqërua në ambientet e Krimeve të Rënda nga tre efektivë policie.

Avokati i tij, Maks Haxhia mbërriti disa minuta më parë, ndërsa deklaroi se ndaj ish-ministrit nuk ka asnjë provë kundër. Tahiri del sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë pas vendimit ditën e shtunë që e la në 'arrest shtëpie'. Gjyqtarja e çështjes është Liljana Baku.

Ai akuzohet për ?Trafik të narkotikëve? në formën e ?Grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Korrupsionit Pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë? në kuadër të hetimeve per dosjen Habilaj.

Report Tv zbardhi dje ekskluzivisht vendimin e plotë të Gjykatës me të gjitha faktet që çuan Saimir Tahirin në arrest shtëpie.

Share This Video


Download

  
Report form