BETOHEN KRYEBASHKIAKET E RINJ V2.mpg - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-08-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vangjush Dako një nga emrat me te akuzuar nga opozita për blerje votash ka lënë këtë të premte zyrën e kryebashkiakut.Ai eshte larguar pas 12 vitesh per ti lene vendin Valbona Sakos, kryebashkiakja e zgjedhur ne 30 qershortit. Pas betimi Sako tha se koha ka shtruar sfida te reja dhe se do të punoje me të gjithë për të mirën e qytetit. Elbasani ishte një tjetër bashki që pas 12 vitesh drejtimi nga Qazim Sjedini i dorëzohet një kryebashkiaku të ri.Ceremonia e betimit të Glendian Llatjas eshte mbajtur ne në ambientet e bashkisë, ku i pranishëm ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.Ndërsa në Mat ceremonia e betimit të kryetarit të ri të Bashkisë së Mat Agron Malaj u shoqërua me protesta.Që në orët e para të mëngjesit mbështetës të ish-kryetari Nezir Rizvani rrethuan godinen duke tentuar te pengonin kryebashkiakun e zgjedhur ne 30 qershor. Në mbështjete të Rizvanit ishte edhe koordinatori i Partisë Demokratike për qarkun Dibrës, Enkeled Alibejaj. Për shkak te protestës socialistët janë detyruar ta zhvillojnë ceremoninë e konstituimit te këshillit dhe betimit te kryetarit në një ambient tjetër.Edhe Bashkia e Kukësit është dorëzuar pa asnjë incident tek kryetari i ri i Bashkisë Safet Gjici. Edhe kryetari i Bashkisë Skrapar Nuri Belba bëri betimin për te qeverisur kete njesi vendore eshte drejtuar nga LSI.

Share This Video


Download

  
Report form