TIRANË - Komisioni i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra Gentian Osmanin, prokuror i Krimeve të Rënda, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Osmani e kishte kaluar shkallën e parë të vettingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por në Apel u dërgua pas ankimimit nga Komisioneri Publik.