I vendosur në qendër të lagjes më të vjetër dhe i rrethuar nga shtëpitë e banorëve Amfiteatri Antik i Durrësit është monumenti më i rëndësishëm i këtij qyteti. Drejtori i drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Durrës, Alban Ramohitaj, teksa na rrëfen se ky amfiteatër u zbulua nga arkeologu i mirënjohur durrsak, Vangjel Toçi, në vitin 1966, shton se gjatë këtyre viteve janë kryer gërmime arkeologjike.