DURRES - Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik të këtij viti. Me këtë rast, Bashkia e qytetit kishte organizuar një sërë aktivitetesh dhe një koncert festiv me artistë të njohur të vendit, si Xhensila Myrtezai, Bes Kallaku, Reshit Gjini, Kujtim Prodani, Silva Gunbardhi, Valbona Halili etj. Atmosfera festive është shoqëruar edhe me fishekzjarrë të shumtë që kanë ndriçuar sheshin. Në fjalën e tij, kryebashkiaku, Vangjush Dako tha se turizmi është një prioritet i Bashkisë dhe se qyteti është gati të presë në mënyrën më të mirë të mundshme qindra mijë pushues që do të vijnë jo vetëm nga trojet shqiptare, por edhe më gjerë.