#rtvora
Dy policë të patrullës janë goditur në krye të detyrës janë goditur mbrëmjen e djeshme nga katër persona në një lokal afër Portit të Vlorës.
Uniformat blu shkuan të arrestojnë një 36-vjeçar të dyshuar për një vepër penale.
Por në momentin që ata do bënin shoqërimin e shtetasit me iniciale A.C, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e tij, të cilët dhunuan punonjësit e policisë, duke i shkaktuar dëmtime në trup e kokë.
Policët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
"Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale. Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A.C, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën,"-raporton policia.
Pas ngjarjes shërbimet policore në zonë janë përforcuar dhe janë ndaluar të katër personat që goditën efektivët.
Gazetari i RTV Ora, Edi Ruçi raporton se në pranga ranë:
- Armando Ciuariu 36 vjeç, me emrin e dytë Armando Dredhaj
- Daniel Muçaj, 25 vjeç
- Sebastian Naqellari, 23 vjeç
- Kevin Muhametaj, 22 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-policia-shkon-te-arrestoje-36-vjecarin-behen-spital-nga-shoket-e-tij
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz