#rtvora
Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela ka folur për disa nga dosjet e nxehta të trajtuara vitet e fundit, përfshi hetimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, por edhe rastin e akuzave ndaj shtetasit Agron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Gjatë intervistës së dhënë në KLP, në funksion të kandidimit për tu emëruar në SPAK, Prela është pyetur për presione të mundshme nga politika.
Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda është shprehur që është akuzuar që në ditën e parë që ka marrë detyrën se do të kontrollonte hetimet për shtetasin Agron Xhafaj, por tha se mënyra si përfundoi çështja është vendosur nga prokurorët dhe verdikti i tyre është konfirmuar më pas nga gjykatat.
Prela: Çështja e Agron Xhafajt mori ato zgjidhje që mori dhe nuk ishte zgjidhje e drejtueses së krimeve të rënda, pavarësisht se u atakua drejtpërdrejt për këtë situata. Ishte zgjidhja e dy prokurorëve të prokurorisë së krimeve të rënda nga 15 prokurorë dhe gjyqtarë bashkë dhe mori zgjidhjen që mori.
Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda nga ana tjetër tha se ishte akuzuar se do të pushonte hetimet ndaj Saimir Tahirit, por në fakt dosja e tij u dërgua në gjyq për trafik droge.
Prela: Çështja Tahiri ishte pikërisht çështja që kishte të bënte me mazhorancën në fuqi. U tha që drejtuesja e Krimeve të Rënda ka ardhur me qëllim për të prishur provat, për ti dhënë pafajësi Tahirit. Ndërkohë që prokurorët ishin të lirë për të vendosur në zgjidhjen juridike dhe mori po këtë zgjidhje që mori.
Ndonëse tha se nuk kishte ndikuar në vendimmarrjen e prokurorëve për çështje konkrete më herët gjatë prezantimit, Prela është shprehur se drejtuesi i Prokurorisë ka kontributin në çdo hetim.
Prela: Të gjitha hetimet, qoftë ato të suksesshme por edhe dështimet mbajnë firmën e drejtuesit të prokurorisë.
Në renditjen e 15 kandidatëve për tu emëruar në SPAK, KLP ka lënë jashtë listës drejtuesen e Komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prela-flet-dosjet-vip-agron-xhafajn-dhe-tahirin-vendosen-prokuroret
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz