Report TV -Nis zbrazja e Teatrit Kombëtar,artistët 'rojë' 24 orë Do ta mbrojmë me gjak

Report TV 2019-07-19

Views 1

TIRANE - Punëtorë të Teatrit Kombëtar gjatë ditës së djeshme kanë nisur zbrazjen e Teatrit Kombëtar. Rekuizita që ka qenë në këtë godinë është hequr nga ky institucion. Ndonëse nga Ministria e Kulturës nuk e ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë urdhër, pas këtij veprimi, aktorët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, qysh në krye të herës, si Neritan Liçaj, Robert Budina, Adriana Tolka, Kastriot Çipi etj., u mblodhën sërish në agoren e teatrit. Aktorja Adriana Tolka teksa e quan situatën alarmante, shton se do ta mbrojnë teatrin kombëtar, edhe me trupat e tyre

Adriana Tolka: ?Kemi një situatë alarmi, e disajta kjo, që lidhet me boshatisjen e TK nga rekuizita. Kemi të dhanë që e gjithë rekuizita është grumbulluar në hollin e TK. Flitet për një boshatisje përfundimtare. Pse jo ne mund të dyshojmë që mund të ndodhin edhe ?aksidente?, mund të bjerë ndonjë shkëndijë zjarri apo të shembet papritur natën, me justifikimin se ka qenë e amortizuar. Është kronikë e një vdekje të paralajmëruar. Hapat ne i kemi deklaruar, tashmë nëse ata do të vijnë më fadroma të shembin ndërtesën, ne do të jemi aty të gjithë, shpresoj që të kemi sodilarizimin e sa më shumë njerëzve, sepse do të jemi me trupat tanë rreth Teatrit Kombëtar edhe Teatrit Eksperimental?.

Pas situatës së krijuar Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar vendosi që së bashku me artistët të qëndronin në oborrin e Teatrit Kombëtar deri në orët e para të mëngjesit. Ata janë shprehur se: ?Nëse shembet Teatri Kombëtar, do të plasë Aorta e Kombit. Vdekja do të jetë e shpejtë, por e dhimbshme. Zgjohu, zgjohu, zgjohu!?, shkruan aktivistja Elona Caslli.

Ndërsa, regjisori Kastriot Çipi u ka bërë thirrje bizneseve që të mundësojnë monitorimin e kësaj godine për 24 orë, pasi edhe sipas tij, Teatri Kombëtar mund të preket nga ndonjë zjarr rastësor apo incident tjetër.

Share This Video


Download

  
Report form