Banorët e Holtës të pyetur nga gazetari i Report Tv Aldo Kozarja kanë treguar ngjarjen e sotme brenda kanionit që i mori jetën 25-vjeçares dhe rrezikoi shumë turistë të tjerë. "Ishin shumë persona në kanion, të tjerët dolën... Kjo që ndodhi është hera e parë. Nuk ka njeri që ti udhëzojë turistët, vetëm ajo që u themi ne" tha njëri prej tyre.
Ndërsa një tjetër banor theksoi se "Ngjarja ndodhi si pasojë e shirave të menjëhershëm. Turistët u futën por s'e kuptuan rrjedhjen e lumit. U mobilizuan të gjithë, por uji ishte i menjëhershëm dhe vajza nuk shpëtoi. Kjo njihet si zonë me prurje të menjëhershme, aq më tepër verës. Se kuptoj si nuk e kuptuan njerëzit brenda zhurmën e ujit" tha ai.