Dy ditë pas pezullimit të punimeve të hidrocentralit të ?Strori?, i cili po ndërtohet nga kompania ?Era Hydro? në hyrje të kanionit të Holtës në Gramsh, qeveria ka nisur dëgjesa me komunitetin, i cili po proteston prej ditësh për anulimin e kontratës koncesionare.
Banori: Do e anuloni apo jo?
Belinda Balluku: Unë i kam pezulluar punimet.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u premtoi banorëve se interesi i tyre do të jetë mbi atë të kompanive private.
Por përfaqësuesi i firmës që po bën punimet e hidrocentralit, tha se ndërtimi i tij është bërë duke zbatuar të gjitha rregullat e kontratës dhe ligjet shqiptare.
Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, tha se edhe pse ndërtimi i HEC-it "Strori" është jashtë zonës së mbrojtur, ai sërish pengon hyrjen në kanion dhe dëmton rrjedhën e lumit. Ai premtoi shqyrtim edhe për rastet e tjera të ngjashme.
Në Prill të 2018-s qeveria shqiptare miratoi lejen për ndërtimin e një hidrocentrali në hyrje të Kanionit të Holtës që shtrihet mbi lumin Devoll.
Pas protestave të banorëve minitrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë pezulloi punimet për 344 hidrocentrale dhe premtoi anullim të kontratave të tyre në bazë të gjetjeve që do dalin pas skanimit të mënyrës së zbatimit të rregullave.