Haradinaj per telefonaten e “Zaev”: Askush nuk do na ndaje

RTV KLAN 2019-07-10

Views 0

Shqetësimet e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në bisedën telefonike me dy komedianët rus për planet për ndarje të Kosovës kanë zgjuar reagime edhe në Kosovë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se askush nuk mund të cenojë integritetin territorial të Kosovës.

?Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim?, ka shkruar shkurt Haradinaj në Facebook.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largmin e presidentit Hashim Thaçi.

Deputeti Rexhep Selimi thotë se kjo bisedë dëshmon më së miri për planet dhe marrëveshjet eventuale me Serbinë që po vazhdojnë të jenë të fshehta dhe kundër interesit të shqiptarëve të Luginës.

Kryeministri Zaev shprehet si i informuar mirë me planet që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës dhe lidhët me deklaratat e Thaçit në lidhje me këtë . Duke mashtruar popullin e vet, Thaçi duke bërë marrëveshje të fshehta ai po vazhdon të shtyj agjendën e ndikimit të Moskës në rajon e Kosovë.

Sipas Selimit zgjedhjet janë mënyra e vetme që të largohet një gjendje e tillë nga vendi.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form