SHKODER-Banorët e fshatit Obot shprehen të zhgënjyer për reagimin e institucioneve qendrore nga përmbytja. E ndërsa prurjet nga Drini janë rritur dhe reshjet vijojnë që të bien, banorët deklarojnë për Report Tv se janë përmbytur nga shkarkimet e HEC-eve, ndërsa ende nuk kanë marrë as shpërblimet e 2010.
?Tokat janë në ujë, janë mbledhur më jonxhë, lakër, panxharë dhe pemëtore. Përmbytja vjen nga hidrocentralet. Ne nuk na paguan askush për dëmet. Voltana Ademi ka ardhur dhe ka parë gjendjen, por nuk ka se çfarë bën vetëm, Prefekti thotë që të mos shpallet emergjenca.
Shpërblimet e 2010 nuk i kam marrë akoma. Do i sjellim sot, do i sjellim nesër, por akoma nuk kam marrë asgjë? deklaroi njëri nga banorët. Situata vijon që të mbetet e vështirë në Obot, pasi mund të qarkullohet vetëm me mjetet e ushtrisë, ndërsa 35 ferma janë të bllokuara.