Ora News – Durrës, mungon infrastuktura, banorët e ish Kënetës: Askush nuk vë dorë

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e zonës së ish-Kënetës kërkojnë ndërhyrje emergjente në infrastrukturë, pasi ndjehen të rrezikuar nga përmbytjet në prag të sezonit të dimrit. Ata shprehen se prej 25 vitesh paguajnë rregullisht të gjitha detyrimet por nuk kanë parë asnjë investim.
Banorët e zonës së ish-kënetës në Durrës, ankohen për infrastrukturën rrugore, mungesën e ujit të pijshëm dhe mungesën e kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza.
Ata thonë se paguajnë rregullisht të gjitha detyrimet në shtet, por pavarësisht kësaj prej 25 vitesh, rrugët e lagjeve nuk mirëmbahen duke i lënë të degradohen.
Banor: ?Ky shi që bie përmbyt të gjithë lagjen këtu.Një qind herë kanë ardhur dhe asnjë masë nuk kanë marrë?.
Banor: ?Që kur kemi ardhur po bëjmë 19 vjet, nuk mbaj mend të jetë hedhur një lopate çakull. Të gjitha i kemi hedhur me forcat tona.Këtu nuk e vret mendjen njeri në botë. Nuk ka investim këtu. Ujërat e zeza, uji i pijshëm vjen i ndotur. Të gjitha të këqijat i kanë. Më keq nuk ka ku të shkojë. A futet makina në këtë rrugë? Nëse ke një hall ose një të sëmurë nuk mund ta çosh në spital?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mungon-infrastuktura-banoret-e-ish-kenetes-askush-nuk-ve-dore/

Share This Video


Download

  
Report form