http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Europol shkatërron 17 grupe të krimit të organizuar në trafikimin e drogave, ilaçeve të falsifikuara dhe materialeve të dopingut. Mega operacioni ?Viribus? i shtrire ne disa vende te Evropes ka çuar në arrestimin e 234 personave dhe sekuestrimin e 3.8 milion substancave që shiteshin në treg, palestra ose përmes internetit.Europol sqaroi se në Shqipëri nga specialistët e antidrogës, në 6 muajt e fundit, u sekuestruan 175 kg morfinë, ketaminë, ekstazi, metadon etj. dhe u arrestuan disa persona, pjesë e kësaj tregtie të paligjshme.Të gjitha këto lloje drogërash përdoren kryesisht në diskoteka ose ambiente të tjera, më së shumti nga të rinjtë. Ato kanë një efekt të menjëhershëm ne trupin e njeriut duke krijuar halucinacione dhe gjendje emocionale te forta.Vitet e fundit numri i arrestimeve nga policia te trafikanteve te ketyre lendeve eshte rritur ndjeshem.Europol vuri ne dukje se lëndët përpunoheshin në 9 laboratore nëntokësorë të cilët u zbuluan dhe u mbyllën në vendet evropiane ku në to u kapën 24 ton pluhur steroid i përpunuar.Ky operacion ka cuar edhe në realizimin e testeve anti-doping në gjak për 1 357 sportistë që pretendohet të kenë konsumuar më herët këto substanca.Informacionet e marra nga Europol janë siguruar përmes raportimeve nga 1000 individë dhe në rrugë operative përmes ekspertëve të vendosur në Hungari dhe Spanjë që prej muajsh monitoronin grupet e struktuara në Evropë.