Basha paralajmëron protesta të tjera?! 'T'i japim formë shpresës...ditë dhe javë me aksion

Report TV 2019-07-09

Views 0

Në mbyllje të protestës së dhjetë kombëtare kundër qeverisë, lideri demokrat Lulzim Basha paralajmëroi se aksioni opozitar do të vazhdojë sërish, por pa caktuar një datë të protestës së radhës kombëtare.

"Ditë dhe javë me aksion të ngjeshur politik, për t'i dhënë formën, thelb, dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për cdo shqiptar", tha Basha

"Nuk do të jetë cështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Edi Rama do të largohet por është detyra jonë t'i japim shqiptarëve fundin e tranzicionit, fillimin e Shqipërisë evropiane. Sonte bashkë me mirënjohjen time për ju ky është zotimi im para jush, para flamujve, dhe para zotit. Të gjithë bashkë do t'i japim formë shpresës për ndryshim. Kam nevojë për ndihmën tuaj, për qëndrën tuaj, për këshillat tuaja, teksa bashkë e bmyllim derën e tranzicionit duke e lënë jashtë Ramën, dhe duke i hapur cdo shqiptari prespektivën europiane që ëndërrojmë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Le ta kthejmë këtë mazhorancë të refuzimit të regjimit kriminal, në mazhorancën absolute Rama ik. Le ta vazhdojmë deri në kilometrin e fundit të finishit betejën që nisëm bashkëtë bindur se drita e lirisë dhe demokraticë do të burojë për cdo shqiptar", tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form