Ekskluzive-pasuria e Presidentit/ Ilir Meta bleu vilë 60 mijë USD dhe e shiti 300 mijë euro

Report TV 2019-07-04

Views 1

Shqiptarja.com publikon pasurinë e plotë të deklaruar nga Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi (çift bashkëshortësh) nga viti 2003 deri në vitin 2018 si dhe mekanizimin e krijimit të pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare. Në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003, Ilir Meta deklaron blerjen e një vile në Golem me vlerë 60 000 dollarë. Vila ka edhe një lulishte 327 m 2. Për blerjen e vilës Ilir Meta ka marrë një kredi në bankën Italo-Shqiptare me vlerë 60 mijë dollarë. Çfarë ndodh më pas dhe si e shton pasurinë Ilir Meta?

Tre vjet më vonë, pra në vitin 2006, vilën me vlerë 60 mijë USD, Meta e shet për 300 mijë euro. Më këtë lëvizje Meta fiton me rreth 250 mijë euro, ndërkohë që, gjatë kësaj kohë, nuk deklaron asnjë investim në vilën e tij që të justifikojë rritjen e vlerës. Mbetet mister se si Meta e ka justifikuar rritjen e vlerës së vilës me 250 mijë euro, a është hetuar nga ILDKP ky rast dhe në çfarë përfundimi ka dalë. Katër vite më vonë, në vitin 2010, Ilir Meta deklaron blerjen e një apartamenti në Rr. Barrikada Tiranë me sipërfaqe 200 m2 dhe më vlerë 400 mijë euro. Për justifikimin e blerjes së apartamentit, Meta deklaron se ka marrë një kredi 200 mijë euro tek Credins Bank si dhe 200 mijë euro i ka pasur cash, shumë e lartë kjo për t?u mbajtur jashtë sistemit bankar.

Në vitin 2018 Meta nuk rezulton të ketë detyrime për shlyerjen e kësaj kredie 200 mijë euro. Po gjatë këtij viti, pra në 2010, kur Meta ishte pjesë e qeverisjes së Sali Berishës, ka blerë vilën në Gjirin e Lalzit. Ai e deklaron vilën me dy kate dhe me sipërfaqe 317 metra katror. Meta nuk deklaron se sa është vlera e vilës, por thotë se këtë pasuri të paluajtshme e ka përfituar nga këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues me 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

Gjithashtu nuk specifikohet se sa është vlera e ambienteve të shkëmbyera për të përfituar vilën. Bëhet fjalë për pallatin e Monika Kryemadhit, të cilit iu referua Meta ditën martë, ku sulmoi faktorin ndërkombëtar dhe kryeministrin Edi Rama, duke i akuzuar për komplot. Nga viti 2010 deri në vitin 2014, Meta dhe Kryemadhi nuk deklarojnë lëvizje në pasuritë e paluajtshme. Nga viti 2014 deri në vitin 2018, shitblerja e pasurive të paluajtshme bëhet nga Monika Kryemadhi.

Të ardhurat dhe pasuria fillestare
Të ardhurat e ligjshme të deklaruara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë vetëm dy paga, kryesisht të larta, pasi Meta ka mbajtur poste të larta shtetërore që nga ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër, kryetar Kuvendi dhe së fundmi President. Gjithsesi, të ardhurat e tyre nuk e mbulojnë vlerën e pasurive të paluajtshme. Për këtë arsye, çifti Meta-Kryemadhi kanë marrë kredi në vlera të larta, kanë blerë lirë dhe kanë shitur shtrenjtë, u kanë falur tokë si dhe kanë dhënë tokë për të ndërtuar pallat. Pasuria fillestare e Ilir Metës ku ka hyrë në politikë është vetëm, një apartame...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS