Në një intervistë ekskluzive për "Shqiptarja.com" Rexhep Meta, babai i kreut të LSI-së dhe të sapozgjedhurit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,Ilir Meta, rrëfen për herë të parë jetën e panjohur të djalit të tij. Fëmijërinë, adoleshencën, marrëdhëniet me njerëzit.
Prej origjinës së familjes Meta, lindja e Ilirit në ditën e Novruzit, parashikimi i gjyshit të tij, prapësitë e Ilirit të vogël në tetëvjeçare dhe gjimnaz, sherri me grushta me shokun e klasës Ben Blushi, adhurimi për peshëngritësin Aleksandër Kondo. Kjo është pjesa e parë të kësaj interviste, e cila do të vijojë edhe nesër...