Perplasje me arme, nje i vrare dhe 5 te plagosur

RTV KLAN 2019-07-04

Views 3

Një i vrarë dhe 5 të plagosur është bilanci tragjik i një përplasjeje me arme mes dy grupesh në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të qytetit ku disa të rinj janë konfliktuar fillimisht verbalisht dhe më pas kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend 50-vjeçari Ramazan Hasalliu, një kalimtar i rastit që në ato momente ishte duke blerë bukë në një dyqan pranë vendit ku ndodhi përplasja.

Sipas policisë autorë të vrasjes dyshohet se janë vëllezërit Denis dhe Marjus Aliaj. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe mbahet nën vëzhgim nga policia në ambientet e spitalit të Durrësit, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij. Edhe të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën në spital dhe sipas policisë të gjithë kanë qenë të përfshirë në konflikt.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se vëllezërit Aliaj janë konfliktuar fizikisht mbrëmjen e së mërkurës me Elio dhe Erald Hyka, edhe këta vëllezër me njëri-tjetrin. Ata janë mundës dhe në qytet njihen si sportistë.

Shkak i përplasjes ka qenë dhunimi i njërit prej vëllezërve Aliaj, ndërsa konflikti ka vazhduar edhe një ditë më pas, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë. Të dyja palët kishin lënë një takim për t?u sqaruar, por gjithçka ka degjeneruar në përdorimin e armëve që të rinjtë kishin marrë me vete.

Në komisariatin e policisë janë shoqëruar 4 persona, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimi për të zbardhur ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Kavajës. Përveç pistës së një përplasjeje për motive banale është duke u hetuar edhe nëse të rinjtë kanë pasur arsye të tjera për të nxjerrë armët ndaj njëri-tjetrit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form