Një instalacion për minierën e Bulqizës. Rreth 40 punëtorë në momente të ndryshme të ditë-natës, që punojnë çdo ditë brenda në tunelet e kësaj miniere. Pankarta, që mbajnë në duar, mbi të cilat shkruhen mesazhe që demaskojnë drejtuesit e shtetit edhe të sindikatave shqiptare, si ?Rroga e një punëtori në minierë, është sa një e dyta e rrogës së telefonatave mujore të një deputeti?. Ky është imazhi që artisti i ri Megian Gjeta ka për vendin e tij të origjinës, Bulqizën, e sërish për të, është një ndër qytetet më të bukura në Shqipëri. Ndërsa, miniera e kromit e bën atë, një nga qytetet me pasuri më të madhe që ka vendi ynë. Prandaj, sipas tij, banorët që jetojnë edhe punojnë në këtë vend duhet mbështetur. Ky është mesazhi, që studenti i Grafikës dhe Dizajnit në Fakultetin e Arteve Pamore, Megian Gjeta, ka dëshirë që të jap me instalacionin që ka ekspozuar në hapësirën e Universitetit të Arteve. Teksa na rrëfen se origjina e tij është nga Bulqiza, ai shton, se me artin që bën dëshiron t?i motivojë sadopak këtë kategori njerëzish, që çdo ditë duhet të sigurojnë të ardhmen e tyre
?Miniera e kromit është një nga pasuritë më të mëdha që ka Shqipëria. Kjo është një lloj mbështetje që unë jap nëpërmjet artit tim. Unë kam disa raste në familjen time, që kanë humbur jetën në këto miniera. Kjo gjë përveçse dhimbjes që kam kaluar, më ka ndihmuar në realizimin e kësaj vepre?, shprehet artisti i ri Megian Gjeta.
I gjendur përballë trajtimit të temës ?Qyteti im?, përjetimet e bazuara në eksperiencën personale e kanë bërë edhe më të fortë dëshirën e tij, për ta trajtuar këtë tematikë
?Këta njerëz duhet të kenë mbështeten edhe që sindikatat. Në këtë ?minierë?, që unë kam realizuar janë 40 punëtorë edhe pse janë me mijëra që punojnë në minierën e kromit. Prandaj mendoj se qyteti i Bulqizës duhet që jetë një ndër qytetet më të bukura dhe më të pastra?.
Dëshira e Megian Gjetës është që nëpërmjet artit të tij në të ardhmen t?i flasë shoqërisë shqiptare, duke trajtuar tematika sociale.