TIRANË - Qeveria do të marrë masa të ashpra për të kthyer në binarët e ligjit sektorin minerar në vend e veçanërisht zonën e Bulqizës aty ku regjistrohen me qindra jetë minatorësh të humbura si pasojë e kushteve të sigurisë.
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha se do të ndalohet aktiviteti minerar në zonën D, ndërsa 18 leje minerare do të revokohen. ?Objektivi jonë kryesor është rritja e sigurisë në punë?, - u shpreh ministri Gjiknuri në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë.
Gjiknuri tha se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të monitorohen zonat që konsiderohen të rrezikshme dhe do të ndalohet çdo aktivitet ilegal. Ministri bëri përgjegjëse ish-qeverinë e djathtë për situatën kaotike në të cilën ndodhet sistemi minerar.
Ministri Gjiknuri tha se janë përcaktuar 62 zona të rrezikshme ku nuk do të lejohet ushtrimi i aktivitetit minerar.