Makinat e vjetra dhe jashtë përdorimit me vite të tëra qëndrojnë nëpër parkingje dhe lagjet e Tetovës. Banorët ankohen për ndotjen e ambientit por janë të shqetësuar se kërcënojnë edhe fëmijët që luajnë afër. Në shumicën e rasteve, këto makina të lëna me vite në rrugë, iu takojnë institucioneve, siç është rasti me Gjykatën themelore në Tetovë, Burgun e Tetovës dhe institucionet komunale.