Nuk është e vërtetë se kompanitë vendase duan ta zhvendosin biznesin jashtë vendit, por është mirë që kompanitë të dalin në tregjet e huaja, ta zgjerojnë biznesin e tyre, por edhe të qëndrojnë në Maqedoni. Ky është qëndrimi i zv/kryeministrit Koço Angjushev pasi biznesmenët e Lidhjes së Odave Ekonomike kanë kërkuar reforma urgjente për të përmirësuar klimën e biznesit në mënyrë që të mos e zhvendosin biznesin jashtë vendit. Biznesmenët kërkuan që mos të ndryshohen ligjet pa u konsultuar me sektorin privat, sundimi i ligjit, barazia para ligjit si dhe të intensifikohet luftën me ekonominë gri. Angjushev nuk i ka parë ende kërkesat, por ka premtuar se do t?i marrë në konsideratë.