Do të shlyhen nga regjistri pronarët e kompanive që nuk do të dorëzojnë llogari vjetore, paralajmërojnë nga Regjistrin Qendror. Ndërkohë afati për dorëzimin e llogarive skadon në fund të vitit dhe ka të bëjë me vitin e mëparshëm. Deri më tani rreth 25 mijë kompani ende nuk kanë paraqitur llogari vjetore për vitin 2013-të. 92 mijë prej tyre i kanë dorëzuar llogaritë vjetore kurse një pjesë e kompanive këtë detyrim e kanë rregulluar në mënyrë elektronike.
"Nëse ndonjëri prej këtyre subjekteve nuk dorëzon llogarinë vjetore për vitin e kaluar deri më 31 dhjetor 2014, regjistri qendror në pajtim me dispozitat ligjore, do të kaloj në shlyerjen administrative, përkatësisht në procesin e ç' regjistrimit të subjekteve apo shpalljes në faqen e internetit të regjistrit qendrorë dhe në njërin prej mediumeve elektronike, me çka do të rritet transparenca për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin se a do të shlyhet borxhli i tyre që të mund të ndërmarrin njërën prej masave të lejuara ligjore, procedurën e falimentimit ose të likuidimit", tha Vançko Kostadinovski- Regjistri Qendror.
Për një vit e gjysmë ose prej 1 shtatorit të vitit 2012 kur u aplikua instrumenti financiar i obligacionit, e deri më sot, janë firmosur 90 obligacione ndërmjet kompanive me vlerën e përgjithshme prej 3 milion euro. Ky instrument financiar duhej që ta përmirësoj disiplinën në raport me marrëdhëniet debitore- kreditore mes kompanive. Natasha Stojanovska