Itali, arrestohet kapitenia se shpetoi emigrantet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-07-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i brendshëm Italian, Matteo Salvini i shkoi deri në fund qëndrimit të tij kundër 42 emigrantëve të cilët u ankoruan në ishullin e Lampeduzas. Kapitenia e anijes së shpëtimit është arrestuar pas një qëndrimi dy-javor me policinë në det. Anija e Carola Rackete, Sea-Watch 3, mbante dhjetra emigrantë afrikanë të shpëtuar nga brigjet e Libisë. Autoritetet italiane e kishin ndaluar atë të ankorohej, por anija hyri në port në mbrëmjen e së premtes, një manovër e papritur që ka çuar në zbarkimin e detyruar të emigrantëve në tokën italiane. Në një video të publikuar në media, 31-vjeçarja shprehet se mori vendimin për hyrjen në ujërat italiane pa autorizim sepse gjendja psikologjike e emigrantëve ishte e përkeqësuar. Ajo shtoi se nuk garantonte dot sigurinë e njerëzve që ishin me të në bordin e anijes.Ndaj kapitenes së anijes Sea watch autoritetet italiane kanë lëshuar urdhrin e arrestimit nën 3 akuza: favorizim i emigracionit klandestin, thyerje të rregullave detare e rezistencë ndaj një anije ushtarake italiane që ka tentuar të ndalojë hyrjen e Sea Ëatch në portin e Lampeduzës si dhe tentativë mbytje të anijes së flotës detare italiane.Kapitenia Carola Rackete mund të transferohet sot në një nga burgjet e Sicilisë dhe rrezikon 5- 10 vite burg.

Share This Video


Download

  
Report form