SHBA: PD-LSI, ne listen e zeze nese pengon zgjedhjet

RTV KLAN 2019-07-01

Views 0

Shtetet e Bashkuara te Amerikës bëjnë një paralajmërim të fortë për udhëheqësit e dy partive kryesore të opozitës, PD dhe LSI, se nëse do të pengojnë zgjedhjet e se dielës, rrezikojnë që partitë e tyre të futen në listën e zezë të Uashingtonit.

Paralajmërimi vjen në emër të qeverisë amerikane nga zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, dy ditë para zgjedhjeve, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Matthew Palmer: Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t?u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Përtej kësaj nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Por, po; absolutisht është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që, në këto rrethana, t?ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre se dhuna është një mjet i papranueshëm. Po ashtu duam të dëgjojmë të njëjtën gjë nga qeveria. Është një gjë që e kemi theksuar vazhdimisht. Kushdo në Shqipëri duhet ta dëgjojë qartë, nga udhëheqësit e tyre, nga ata të cilët i mbështesin dhe presin udhëzime, ta dëgjojnë nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Është diçka që unë e kam theksuar disa herë dhe po e përsëris: dhuna është e papranueshme.

Dhe për të shmangur dhunën, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, u kërkon udhëheqësve të opozitës që t?ua bëjnë të qartë pasojat përkrahësve të tyre, pasi në protestën e fundit kanë treguar që ishte e aftë t?i paraqiste shqetësimet e saj në mënyrë paqësore.

Share This Video


Download

  
Report form