Report TV - Paloka: Rama pengon drejtësinë, PD e LSI kërkojnë zgjidhje politike

Report TV 2016-03-13

Views 0

Ndërsa palët duken larg kompromisit për reformën në drejtësi, demokratët janë të bindur se ajo po pengohet nga kryeministri Rama.

Kreu i grupit të PD, Edi Paloka, thotë gjatë një interviste për Report Tv se është pikërisht kryeministri ai që nuk e do këtë reformë pasi i trembet një drejtësie që nuk e ka nën kontroll.

Kreu i grupit të PD thotë s kjo është një çështje që duhet zgjidhur politikisht. Sipas tij edhe tryeza e komisionit të posaçëm është një zgjidhje politike.

Ndërsa për sa i përket qëndrimit të LSI, që është i njëjtë me atë të PD, kreu i grupit të PD thotë se kjo lidhet pikërisht me atë që kërkon Venecia për këtë çështje.

Një ditë më parë kreu i kuvendit, Ilir Meta, tha se kjo reformë duhet realizuar pikërisht sipas rekomandimeve të Venecias dhe se për finalizimin e saj nuk përjashtoi edhe një tryezë politike.

Share This Video


Download

  
Report form