http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Duket se situata politike në Shqipëri ka shqetësuar edhe vendin fqinj.Ministri i brendshëm Italian, Mateo Salvini në një konferencë për mediat deklaroi se po përpiqej të komunikonte me të gjitha palët në Tiranë për të evituar tensionet.Matteo Salvini:Minister i Brendshem ne Itali?Kam dëgjuar edhe presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, pasi të dielën Shqipëria rrezikon shumë të shkojë në një përplasje civile, që është parë edhe në javët e fundit. Janë duke u mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, të cilat janë anuluar nga presidenti i Republikës. Po përpiqem të komunikoj me të gjitha palët për të evituar një përplasje sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë. Por jo vetëm, duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ?90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera?.Matteo Salvini gjithashtu ka akuzuar BE se nuk po respekton të drejtat e qytetarëve italianë duke mos vepruar si duhet për ndaljen e valës së emigrantëve. Reagimi vjen pasi një varkë gjermane me 42 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, është ankoruar në ishullin italian, Lampeduza, pavarësisht paralajmërimeve të Italisë për të mos e bërë një gjë të tillë.?Imigrimi nuk mund të menaxhohet me anije të jashtëligjshme. Ne jemi të gatshëm të bllokojmë këtë kaos. Durimit tonë i ka ardhur fundi?, - deklaroi Salvini.Autoritetet italiane kanë paralajmëruar më herët se do të ndëshkojnë me gjoba të rënda anijet që tashmë i janë afruar këtij ishulli.Në javët e fundit, më shumë se 400 emigrantë kanë udhëtuar me anije të vogla drejt Italisë.