http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teknologjia po shton rreziqet për fëmijët që përdorin gjithnjë e më shumë internetin.
Pavarësisht moshës së vogël, fëmijët tregojnë se kanë akses në rrjetet sociale. Fakt që e pranojnë edhe të rriturit.
Ligji për mbrojtjen e fëmijëve ka vetëm një nen për mbrojtjen në internet. Ky boshllëk ligjor pritet të plotësohet përmes një vendimi të posaçëm të qeverisë. Këtë e bëri të ditur zv/ministrja e Çështjeve Sociale, Ardjana Jaku, në tryezën për Pasojat që interneti ka mbi të rinjtë e fëmijët.
Diskutimi në qendrën e hapur për dialog në kryeministri u fokusua tek përmirësimi e masave legjislative.
Organizata të ndryshme kanë bërë shpesh herë thirrje që prindërit të kontrollojnë se si e përdorin fëmijët internetin, pasi mund të bien viktima të bullizmit, por edhe të ekspozohen ndaj abuzimeve seksuale.