Video- Ekskluzive/ Ja si u qëlluan me 2 kallashë Plaurent Dervishaj e Jul Meçaj!

Report TV 2019-07-01

Views 9

Dy persona të armatosur me automatikë kallashnikovë dhe që në kokë mbanin kapele të bardhë dhe të zezë, kanë qëlluar me breshëri mbi 45 plumba, në drejtim të dy anëtarëve të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Dervishaj njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës, por kohët e fundit marëdhëniet e tyre shoqërore janë ftohur. Të dy atentatorët që dyshohet të jenë kontrktuar nga dikush tjetër, kanë survejuar makinën e objektivit të tyre, pasi kishin marë informacion mbi lëvizjet e Plaurent Dervishaj, i cili ndodhej në atë vend, pasi kishte shkuar për të parë një sipërfaqe toke, që mendohet se e ka blerë në atë zonë. Autorët që kanë qënë tre, dy qitësa dhe një shofer, i kanë zënë pritë makinës ?Range Rover?, dhe pasi kanë dalë nga një automjet luksoz tip BMW seria 5, kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Njëri nga autorët, ai me kapele të zezë, ka dalë plotësisht nga makina dhe është pozicionuar buzë një muri, ndërsa tjetri që mban një kapele të bardhë në kokë, ka qëlluar duke u pozicionuar nga dera e BMW. Po të shihen me vëmëndje pamjet filmike, duke qartë se personi që qëllon i pari është, pikërisht personi me kapele të bardhë, i cili lëshon disa plumba në drejtim të shoferit Julian Meçeaj. Por automatiku i tij bllokohet dhe nëse shihet me vëmëndje video, ai duket qartë që nuk qëllon më, por mundohet të rimbushë kallashin, duke lëvizur shulin e armës. Plani ka qënë i qartë, personi me kapele të bardhë të qëllonte në drejtim të Julian Meçes, ndërsa personi me kapele të zezë të qëllonte në drejtim të Plaurent Dervishaj, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi të dyve. Por plumbat e parë janë nxjerë nga atentatori nr.1, cili kishte për detyrë të qëllonte Julian Meçe.

Arma e tij bllokohet dhe më pas sulmi, përqëndrohet tek atentatori nr.2 i cili bën shoshë xhamin e parë të ?Rang Rover?. Goditja ka qënë e menjëhershme, ballore dhe nga dy armë të ndryshme, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi personave që ndodheshin në makinën, e cila në ato momente lëshonte vetëm tym nga plumbat e kallashnikovëve. Në pamjet filmike të siguruara nga Shqiptarja.com. duket qartë momenti i sulmit, dhe humbja e drejtimit të mjetit, i cili përplaset me një pemë dhe murrin e një objekti në vengjarje. Dy autorët qëllojnë pa mëshirë dhe më pas largohen me shpejtësi, duke mos u kapur sot e kësaj dite nga policia e Durrësit. ?Shqiptarja.com? siguron ekskluzivisht videon 29 sekonda, ku duket qartë dy persona që hapin zjarr me dy kallashnikovë në drejtim të makinës. Qitja është kryer nga një distancë shumë e afërt, rreth 3 deri në 5 metra, dhe se dy autorët kanë lëshuar mbi 45 plumba. Të dy objektivat e atentatit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, ishin duke udhëtuar në makinën tip ?Range Rover? me targa ?AA 005 MJ?, ku së bashku me Meçaj dhe Dervishaj, në makinë me ta, në sediljen e pasme ka qënë dhe Bashkim Haxhia, një personazh tjetër i botës së krimit dhe që njihet si pjesë e grupit të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, por dhe anët...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS