Ironi, batuta, premtime të pa mbajtura dhe premtime të reja elektorale për katër vitet e ardhshme! Ky ishte fokusi i bisedës së kryeministrit Edi Rama me banorët e njësisë numër 5 në kryeqytet. Teksa po komentonin "vetëvrasjen politike" të kundërshtarëve të tyre, siç ata e quajnë, Rama bëri një koment për presidentin Ilir Meta. Sipas tij, Meta nuk do që të jetë më president, për këtë arsye ka marrë këto vendime, që të shkarkohet.
"LSI-ja i la pa punë edhe demokratët, edhe Metën. Po i bie këmbës që ta heqin nga puna, s'po bën gjë pa punë për ta hequr nga puna", tha Rama, teksa vetëm pak orë më parë Komisioni i ligjeve miratoi raportin për ngritjen e komisionit hetimor, për shkarkimin e presidentit pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve.
Rama kritikoi kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, duke ia vënë në dukje që këtë mandat nuk kishte mbajtur një premtim, rregullimin e Kopshtit Zoologjik.
"Ç'a u bë me Kopshtin Zoologjik? Ke premtim të pa mbajtur", tha ai, e teksa Veliaj iu përgjigj se do të fillonte nga puna brenda muajit, pas VKM-së së qeverisë.