Në takimin elektoral në Tropojë, kryeministri Edi Rama bëri batuta me simpatizantët e pranishëm, duke pasur në fokus faktin që ndodhet në vendin e lindjes të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Teksa një nga simpatizantët thërriti me entuziazëm emrin e kryeministrit Rama, kreu i qeverisë u shpreh: "Do na shohë patrioti jot dixhital do na thotë Rama ik. Unë do iki, por do iki në Kukës. Se ju dhe dashninë e keni me të bërtitur, me të madhe. E shoh që më do shumë por s'ke pse bërtet aq shumë".
Shefi i mazhorancës u ndal edhe tek protestat e opozitës joparlamentare që po pengojnë aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste dhe që kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë proces zgjedhor në 30 qershor. Kreu i qeverisë tha se frika e opozitës është nëse Shqipëria hap negociatat për anëtarësim në BE dhe më tej kërkohet që drejtësia të veprojë ndaj kujto, qoftë me apo pa pushtet.
"Ju i shihni që kanë një hall shumë të madh, që bërtasin shumë se kur bërtet Saliu edhe dëgjohet se bërtet Saliu, por kur bërtet Luli vallaj, është për t'i thënë ore ca të gjeti mos ke nevojë të shkosh...po e vërteta është që bërtasin nga frika. Kanë një frikë shumë të madhe dhe është reale kjo, se mos hapen negociatat me BE pasi me hapjen e negociatave fillon kapitull i ri marrëdhëniesh me BE. Është sikur ke çuar fjalën në një familje të madhe e tani thonë hajde, edhe ata të vënë para sa hapen negociatat dy kapituj të mëdhenj të drejtësisë, dhe nuk është më koha t'i thonë Shqipërisë bëj vetting etj. Por është koha që Shqipëria është në tavolinë dhe duhet të futet në familje ata thonë që të futesh në familje vërteto që drejtësia në vendin tonë funksionon njësoj nuk ka me pushtet e pa pushtet, dhe drejtësia duhet të provojë që presidentë ish presidenti kryeministër ish kryeministër zyrtar, dreq e me radhë që 30 vjet kanë bërë hajgare me drejtësinë, nëse kanë probleme drejtësia i merr i dënon. Këtë duhet të provosh në BE. Këtë ata nuk e duan", tha Rama.
Gjatë fjalës së tij në këtë kontekst teksa fliste për drejtësinë, një nga simpatizantët i pranishëm në mitingun e fushatës bëri një gjest duke thënë: "S'kape Lulin". Rama e kaloi me batutë duke ju drejtuar kandidatit për bashkinë e Tropojës, Rexhe Byberi: "Rexh është një që do me ta zënë vendin që sot".