Rama batuta gjatë vizitës në Korçë: 'Daullet e Berishës e filxhani i Monës', kryetari më nxiu jetën

Report TV 2019-02-10

Views 0

Gjatë qëndrimit në qarkun e Korçës këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama inauguroi edhe nisjen e punimeve për një aks me rëndësi në bashkinë e Maliqit. Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu u shpreh se rruga, ishte një premtim i dhënë që tani u mbajt. Ndërsa kreu i qeverisë, theksoi se rruga do t'i japë një tjetër hov zonës.

"Jo gjithmonë i kemi mundësitë aq sa duam, por hap pas hapi do ti bëjmë gjërat. Për këtë rrugë Gëzimi më ka nxirë jetën. Ti premtimin e dhe për ta mbajtur brenda mandatit dhe e mbajte. Më vjen mirë që u bëmë mbarë, edhe Niko (Niko Peleshi) ka qenë shumë kërkues, që të investohet në Maliq, pasi ka disa potenciale për turizmin dhe agroturzmin. Këtu njerëzit janë shumë punëtorë, por rruga ishte një tmerr i madh, por tani besoj që është goxha e bukur dhe turistike" tha ai.

Edhe në këtë takim, ashtu sikur ndodh cdo herë nuk munguan batutat nga Rama. Fillimisht ai 'thumboi' Berishën për cilësinë e rrugëve. "Se u bë në qershor se u bë në gusht, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, rëndësi të bëhet mirë. Ne nuk jemi si ai që i bënte me daulle dhe pastaj linte pas shkopin e daulles, që ti bije vetes". E ndërsa një qytetare e përgëzoi për investimin, Rama me batutë u përgjigj këtë herë duke shigjetuar kryetaren e LSI-së 'Nga jashtmi u dukem por filxhani i Monikës nuk thotë ashtu'.

Share This Video


Download

  
Report form