http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një valë e pazakontë të nxehti po i afrohet Europës, duke paralajmëruar temperatura të pazakonta për muajin qershor këtë javë. Temperaturat pritet të arrijnë kulmin të enjten dhe të premten duke i kaluar 40 gradë celsius në Francë. Më shumë do të preket veriu i vendit, përfshirë Parisin. Ndërkohë meteorologët thonë se lagështia në ajër do të bëjë që i nxehti të ndihet më shumë se sa tregon termometri.Edhe Gjermania, Zvicra e Belgjika pritet të përballen me temperatura rekord në ditët në vazhdim. Rrymat ajrore mbi Atlantik po shkaktojnë trysni të lartë në rajon, duke tërhequr ajër të nxehtë nga veriu i Afrikës dhe nga Spanja.Ky fenomen po krahasohet me atë të vitit 2003, kur temperatura maksimale arriti në 44.1 C më 12 gusht, duke shkaktuar shume viktima në të gjithë kontinentin.Sipas meteorologëve, temperaturat nuk do të bien as gjatë natës duke qëndruar mbi 20 C në shumë rajone.Autoritetet kanë ngritur alarmin veçanërisht për qytetet e mëdha. Në Paris pritet të aktivizohet niveli i tretë dhe i katërt i emergjencës dhe pritet që në parqe apo mjedise të tjera publike të vendosen pajisje të lëvizshme të ajrit të kondicionuar për të ndihmuar qytetarët në këto kushte të vështira atmosferike.