http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Uragani Irma duket se nuk ka ndërmend të pushojë së shkatërruari sipërfaqe të mëdha zonash të banuara. Të paktën gjashtë milionë njerëz në Florida dhe Xhorxhia janë paralajmëruar të braktisin shtëpitë e tyre, pasi Irma mendohet se do të godasë natën mes të shtunës dhe të dielës Floridën.
Uragani po i drejtohet Floridës me një shpejtësi 257 kilometra në orë, pas shkatërrimeve masive dhe mbi 20 viktimat që shkaktoi në ishujt e Karaibeve. Sipas qendrës amerikane të uraganeve, të premten Irma kaloi në një uragan të kategorisë së pestë.
Në Republikën Dominikane dhe pjesën lindore te Kubës, uragani ka shkatërruar qindra shtëpi, shkolla dhe rrugë, ndërsa shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike.
Situata paraqitet shumë e rëndë pasi shumë njerëz dhe turistë braktisën ishujt me tragete dhe varka shpëtimi. Ndërkohe uragani Hose, i kategorisë së katërt pritet të godasë sërish gjatë fundjavës disa nga zonat qe u preken me më herët.