Opozita nuk njeh vendimin e Kolegjit, Shehi: Më 30 qershor çdo formë rezistence

Report TV 2019-06-26

Views 0

Opozita joparlamentare nuk do ta njohë vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi me vota unanime dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, dhe do të vijojë aksionin e saj për të penguar procesin më 30 qershor.

Lider demokrat Lulzim Basha takoi këtë të hene në selinë blu kryetaren e LSI-së monika Kryemadhi dhe aleatët e djathtë, Fatmir Mediun e Republikanëve, Nard Ndokën e PDK-së, Dashamir Shehin e LZHK-së, dhe Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste. Takimi vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e Idajet Beqirit, kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, për tu çregjistruar nga zgjedhjet, që në fakt është një për vetë dekretin e Metës, duke e shpallur të paligjshëm anulimin e zgjedhjeve.

Me vendimin e marrë u hodh një hap i rëndësishëm mbi të ardhmen e procesit zgjedhor të 30 qershorit, të cilin opozita e ka bojkotuar ndërsa mazhoranca vijon fushatën për garën elektorale të datës 30, të dielën.

Share This Video


Download

  
Report form