#rtvora
Bashkia e Tiranës ka gati projektin pilot, i cili parashikon ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve pranë bizneseve dhe kompanive.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, kandidat për një mandat të dytë tha se kjo bëhet për ti dhënë fund fluksit të regjistrimeve.
"Dua ta fillojmë mandatin e dytë jo me situatën e emergjencës, por me një situatë tjetër ku të ftojmë kompanitë e para, qofshin këto fason, banka, telekomunikacion, apo institucione shtetërore. Do ishte në të mirën e Bashkisë së Tiranës që ne vetë njëherë të krijonim një çerdhe publike në premisat e bashkisë për vetë Bashkinë e Tiranës, ku do siguroheshim që nënat që punojnë në Bashki të kishin një produktivitet më të lartë, falë faktit që brenda në institucion është ruajtur një hapësirë për çerdhe ose kopshte."
Në një aktivitet ku diskutohej me grupet e interesit për çerdhet dhe kopshtet, Veliaj tha se për të ecur përpara me këtë projekt do të detyrojë zhvilluesit që një përqindje të pronës së tyre t'ia dhurojnë bashkisë me hipotekë.
Erion Veliaj: "Një nga gjërat që kemi filluar të aplikojmë dhe që do kthehet në rutinë në Bashkinë e Tiranës për të gjithë zhvilluesit është që do 'detyrohen' në thonjëza sepse është me mirëkuptim, që për tokën që nuk zhvillojnë, pasi marrin lejen dhe koeficientin e tyre, do të duhet që përpara se të marrin leje t'ia falin me letra me hipotekë bashkisë së Tiranës që ta rezervojë për kopshtin apo çerdhen e ardhshme."
Një javë përpara 30 qershorit, Veliaj tha se qytetarët do ti drejtohen kutive të votimit për të mandatuar të zgjedhurit vendorë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-me-projekt-pilot-ndertimin-e-cerdheve-dhe-kopshteve-prane-bizneseve
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz