Veliaj dhe Lorik Cana nisin ndërtimin e fushave sportive në kopshte - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rehabilitimit dhe ndërtimit të kopshteve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me fondacionin ?Lorik Cana?, ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin infrastrukturës sportive në kopshtet publike, me synim masivizimin e pjesëmarrjes në sport për një jetë më të shëndetshme.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, lorik Cana, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të një prej këtyre fushave sportive në Kopshtin ?Xixëllonja? në Tiranë, e vendosur falë donacionit të fondacionit ?Lorik Cana?.Veliaj shprehu bindjen se falë këtij projekti dhe investimeve që po ndërmerr bashkia për përmirësimin e infrastrukturës sportive, Tirana do të fitojë edhe qytetarë të jashtëzakonshëm.Ish-kapiteni i ekipit tonë kombëtar në futboll, Lorik Cana, vlerësoi përkushtimin e kryebashkiakut Veliaj për zbatimin e këtij projekti, i cili do të shtrihet edhe në qytete të tjera të trevave shqipfolëse.?Është diçka e duhur, që i nevojitet gjithë shoqërisë tonë. Fondacioni do të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë dhe shpresojmë në të ardhmen edhe në Maqedoni, për t?ua mundësuar të gjithë fëmijëve tanë, të rriten me vlerat e duhura. Dua të falenderoj Erionin.Ky program ka qenë i vështirë për t?u realizuar dhe zbatuar, por e ndjej veten me fat sepse kisha përballë një person i cili pa folur fare, vetëm me mendime e kupton dhe i ka kuptuar qëllimet që kemi me fondacionin dhe na ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme?, tha Cana.

Share This Video


Download

  
Report form