Arrestimet për sulmet ndaj KZAZ-ve, Shehu: Të zbatohet dekreti presidentit, PD shumicë në Kukës

Report TV 2019-06-23

Views 0

Kryetari i Bashkisë Kukes Bashkim Shehu, ka reaguar për arrestimin e qytetareve dhe punonjësve të Bashkise, që sot kane dale para gjykates. "Orë pas ore kryeministri Rama po shton presionin e paligjshmërisë që nxit qytetarët për reagime të forta në Kukës. Me çdo kusht kërkon ta damkosë Kukësin, pasi kuksianët i janë bërë pengesë dhunës e antishtetit të tij.

Në territorin e Bashkisë Kukes janë arrestuar nga policia Ersi Biçaku polic bashkiak, Ahmet Cahani dhe Ermal Haziri shoferë sherbimesh, Lulëzim Shehu punëtor gjelbërimi, Ervin Meshi banor i Kukësit.

Qeveria nuk duhet të ndërsejë as policinë e as organet e drejtësisë kundër kuksianëve, pasi qeveria ikën e ndërrohet shpejt një ditë, por kuksianët do të mbeten këtu ku janë, qofshin protestues, qofshin policë, gjyqtarë apo prokurorë. Nëse qeveria mendon ta djegë me gaz e napal vendin dhe të ngrohë duart e saj në atë flakë, sigurisht që në Kukës ajo do të digjet në zjarrin që po ndez vetë.

Kukësin mjaft e kanë djegë qeveritë e huaja, nuk e toleron të digjet nga qeveria shqiptare. Sa ishte në fuqi Dekreti i Presidentit, Bashkia Kukës po bashkëpunonte korrekt me qeverinë dhe institucionet e saj për zgjedhjet. Tani që nuk ka datë zgjedhjesh, të cilën e cakton vetëm Presidenti në bazë të Kushtetutës, Bashkia e Kukësit nuk mundet të bëjë shkelje ligjore e të përfshihet në një proces zgjedhor të paligjshëm dhe nul.

Në Shqipërinë pluraliste pushtetet janë të ndara dhe Bashkia e Kukësit nuk bëhet dot palë me qeverinë Rama që synon ta fshijë e ta zhbëje pushtetin kushtetues të Presidentit të vendit, i cili është i vetmi institucion që Kushtetuta i jep tagrin të caktojë daten e zgjedhjeve.

Në zbatim të Dekretit presidencial, Bashkia e Kukësit nuk mund të lejojë që të ketë votime të paligjshme si në kohën e diktaturës kur votohej 99/99 %, por nuk kishte zgjedhje se nuk kishte rivalë. Dekretet e Presidentit të cilat ne i zbatojmë, nuk janë lënë të gjykohen nga qeveria e as nga institucione periferike të saj.

Share This Video


Download

  
Report form