Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike deklaron se sot ligjërisht ka rënë dhe dekreti i presidentit për zgjedhjet e 18 qershorit.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi përmes një deklarate për shtyp jashtë ambienteve të KQZ tha se ky institucion nuk ka asnjë mundësi ligjore të regjistrojë lista nëse e bën atëherë shkel ligjin.
Oerd Bylykbashi: ?KQZ nuk ka asnjë mundësi ligjore të regjistrojë lista. Nëse e bën është duke shkelur ligjin. Nëse e bën do të jetë haptazi në një veprim të njëanshëm partizan. Do të ishte paligjshmëri e hapur.
Nga sot askush nuk regjistron dot më lista. Ose të them nga mbrëmë në mesnatë ka përfunduar afati ligjor. Ligjërisht ka rënë dhe dekreti i presidentit.
E vetmja mënyrë që shqiptarët nga sot e tutje të votojnë të lirë në zgjedhje të lira e të ndershme është një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike e cila do ti mundësojë ata në një moment tjetër të votojnë me kushte të tjera dhe jo me këto që imponon kjo maxhorancë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-afati-i-fundit-per-listat-e-kandidateve-pd-pritet-deklarate-para-kqz/