Report TV- S’ka zgjedhje në 30 qershor'/ Zbulohen vendimet e Këshillit Kombëtar të PD-së

Report TV 2019-06-12

Views 0

Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, që deklaroi se pavarësisht dekretit të Presidentit Meta, zgjedhjet lokale do të zhvillohen në datë 30 Qershor. Nga Këshillit Kombëtar i PD-së, që u mblodh për të diskutuar situatën politike dhe aksionin opozitar pas dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve, Basha u shpreh me siguri se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

?Është e sigurt që do të ketë zgjedhje të parakohshme. Është e sigurt, është beteja jonë. Detyra jonë është që ta bëjmë bashkë me shqiptarët. Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën. Zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje" tha ai.

Lideri i opozitës u kërkoi anëtarëve të forumit më të lartë politik vendimmarrës të Partisë Demokratike që gjatë gjithë kësaj kohe të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal. ?Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës? u shpreh Basha duke nënkuptuar aksionin opozitar për të bllokuar procesin nëse do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

Basha mësohet të ketë deklaruar se objektivi kryesor i PD-së dhe i opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama, si mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të PD, sipas burimeve nga selia blu, Basha siguroi edhe njëherë demokratët se nuk do të ketë marrëveshje me Ramën si në 2017 duke e cilësuar çmenduri uljen në një tavolinë me kreun e qeverisë aktuale.

?Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës. Ka dy gjëra që duhet t?i dini qartësisht. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh pasditen e sotme ku mori disa vendime. Opozita angazhohet që të mos lejojë zhvillimin e zgjedhjeve në 30 Qershor, të cilat Meta i anuloi, por Rama shprehet i vendosur që do të bëhen.

Në këtë situatë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, sipas tyre një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend. Sipas njoftimit nga PD-ja, aleanca angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Këshilli Kombëtar u ka lënë afat degëve të Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës së bashkuar që, brenda datës 15 Qershor 2019, të formojnë Aleancat Qytetare për ...

Share This Video


Download

  
Report form