#rtvora
Ndryshe nga takimet e tjera elektorale ku shumicën e fjalimit ua adresonte kundërshtarëve, kryeministri Edi Rama në Finiq u ndal në "luftën" me të vetët në nivelin lokal.
Kryebashkiaku aktual Leonidha Kristo, i kandiduar nga Mega dhe mbështetur nga PS në 2015 pasi nuk mori mbështjen prej tyre për një mandat të dytë vendosi të garojë i pavarur në 30 qershor.
Por ky fakt nuk është pritur aspak mirë nga Rama dhe këtë nuk nguroi ta tregojë para minoritetit grek të cilët i ftoi të votojnë Kristaq Kiçon.
Rama: Për cilën arsye në botë duhej të kundërvihej duke shkelur miqësinë, partneritetin, moralin e përkatësisë në një familje politike.Për më trepër nëse do të kishte shkëlqyer dhe do na kishte lënë pa gojë me punën e mrekullueshme do të thoshim mbase i ramë kot në qafë. Jo vetëm nuk ka shkëlqyer në punët e bashkisë dhe ka marrë vërejtje nga drejtuesi i qarkut për cilësinë e dobët të realizimit të projekteve.Ka marrë vërejtje nga deputeti i zonës që ka qenë mbështetësi i tij më i sinqertë dhe i vendosur. Sot ka vendosur të na sfidojë të gjithëve. Por më mirë si ky dhe jo si Luli dhe fallxhorja. Në kategorinë e të paudhëve ky është një shkallë më lart. Por duke qenë se vjen nga familja jonë politike ky meriton ndëshkim shembullor me 30 qershor. Nuk ja dhanë votën që sot tu bëj një karshillëk të tillë. Vota i duhet dhënë Kristaqit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-i-shpall-lufte-kryebashkiakut-te-finiqit-shkeli-miqesine-meriton-ndeshkim-shembullor
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz