#rtvora
Plani për zhvendosjen e Drejtorisë Rajonale të Arsimit për veriun nga Shkodra në Lezhë në kuadër të një projekti reformimi është pritur ashpër në kryeqendrën e veriut.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, nuk hetizon ta quajë ?çmenduri? kundër të cilës paralajmëron çdo përpjekje për ta ndaluar në rë rast se qeveria nuk tërhiqet.
Voltana Ademi: Dua të shpresoj që të ketë reflektim.Asnjëherë nuk është vonë pavarësisht çdo çmendurie që dikujt mund ti shkojë të ndërmarrë. Do të ndërmarrim të gjithë hapat ligjore, vetëm vdekja është e sigurt, pastaj çdo çmenduri në çdo moment të mundshëm ajo zhbëhet. Nuk dua të besoj që të shkojë kjo gjë deri në fund sepse do të na pengojë të gjithëve ne.
Bashkë me një letër që i ka dërguar prefektit të ri, ku argumenton pse është kundër, Ademi nuk heziton të paralajmëroje së rikthimi në Shkodër nuk do të jetë i vonë nëse kjo merr formë të prerë, duke ju referuar ardhjes në pushtet të demokratëve.
Voltana Ademi: Një ditë prapë përsëri do ta kthejmë, kjo është e sigurt. Por mendoj që ka gjithmonë një mundësi për të reflektuar dhe për ta bërë atë të qëndrueshme për të vazhduar, për të qëndruar këtu sepse nuk ka kuptim as në aspektin e administrimit dhe menaxhimit të këtij shërbimi dhe të këtij funksioni.
Ndërsa Këshilltarët bashkiakë propozuan ndërmarrjen e hapave konkretë për ta frenuar këtë vendim, duke futur në lojë edhe deputetët e qarkut.
Mësohet se shkresa e firmosur në muajin prill, do të marrë formë të prerë me mbylljen e këtij viti shkollor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkodra-perfshihet-ne-debat-zhvendosjen-e-dar-ademi-leter-prefektit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz